Krasniqi: PDK-ja do të dalë fituese

14 shtator 2019 | 22:30

Memli Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar për kandidimin e tij për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka thënë se Kosova tani po hyn në faza të reja të ecjes së saj dhe vetëm Partia Demokratike e Kosovës e ka vizionin dhe guximin që të përballet me sfidat që na presin.

“Me këtë besim, kandidoj edhe në këto zgjedhje, si pjesë e listës më të mirë në këtë garë, listës fituese të Partisë Demokratike të Kosovës, ku mbaj numrin 7”, ka shkruar Krasniqi.

“Luftë efikase kundër korrupsionit dhe nepotizmit, shanse të barabarta për të gjithë, ekonomi e fortë dhe konkurruese, perspektivë e sigurt për rininë tonë dhe Kosovë perëndimore në aleancë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër shtyllat kryesore të programit të Qeverisë së ardhshme me kryeministër Kadri Veselin”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë i tij:

Të dashur miq,

Në gjithë rrugëtimin tim politik, jam përpjekur të jap maksimumin nga vetja, për ta ndryshuar gjendjen për të mirë, kudo ku kam pasë përgjegjësi publike. Ka qenë nder për mua të jem pjesë e ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Kosovë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës.

Jam falënderues ndaj mijëra djemve dhe vajzave anekënd Kosovës që me dhanë besim e përkrahje në gjithë këto vjet.

Jam mirënjohës ndaj Kryetarit Kadri Veseli dhe gjithë kolegëve e kolegeve të mia nga Partia Demokratike e Kosovës, me të cilët kemi punuar bashkë dhe do të punojmë edhe më tutje.

Kosova tani po hyn në faza të reja të ecjes së saj dhe vetëm Partia Demokratike e Kosovës e ka vizionin dhe guximin që të përballet me sfidat para nesh.

Me këtë besim, kandidoj edhe në këto zgjedhje, si pjesë e listës më të mirë në këtë garë, listës fituese të Partisë Demokratike të Kosovës, ku mbaj numrin 7.

Luftë efikase kundër korrupsionit dhe nepotizmit, shanse të barabarta për të gjithë, ekonomi e fortë dhe konkurruese, perspektivë e sigurt për rininë tonë dhe Kosovë perëndimore në aleancë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër shtyllat kryesore të programit të Qeverisë së ardhshme me kryeministër Kadri Veselin. Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim, që bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta franceze “L’Equipe” shkruan se incidenti me himnin kombëtar të…