Krasniqi: Qeverinë në hije e formojmë në shkurt

02 janar 2022 | 13:23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë me dije se në fund të muajit shkurt do të formohet qeveria në hije.

Ai ka thënë se PDK-ja do të mbledhë rreth vetës ekspertë dhe akademikë të cilët do ta ndihmojnë këtë parti.

“Shumë shpejt do të marrim edhe hapa të tjerë, të cilët i kam pjesë të platformës me të cilën e kam kërkuar besimin e kolegëve kur jam zgjedh kryetar. Pra themelimin e kabinetit për qeverisjen e mirë, i cili do të jetë model i qeverisjes në hije që e kemi bërë edhe shumë vite më herët si PDK kur kemi qenë në opozitë 2005-2007. Konsolidimin e një instituti për studime dhe analiza i cili do të jetë afër PDK-së, por jo pjesë strukturore dhe mbledhë rreth vetes ekspertë dhe akademikë për të ndihmuar punën e PDK-së dhe të gjitha organeve tona. Do të ketë një vazhdimësi të qasjes që e kemi për të ndryshuar modelin opozitar që e kemi në Kosovë”, ka thënë Krasniqi për “Ksp”.

Krasniqi: Kurti të fokusohet në qeverisje dhe jo në zgjedhje

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre gjatë vitit…