Krasniqi takohet me Hovenierin: Raporti i Kosovës me ShBA-në, i shenjtë, i pazëvendësueshëm dhe i përhershëm

02 qershor 2023 | 15:21

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është takuar të premten me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Me këtë rast, Krasniqi ka thënë se raporti i Kosovës me ShBA-në është i shenjtë, i pazëvendësueshëm dhe i përhershëm.

“Raporti i Kosovës me ShBA-në është i shenjtë, i pazëvendësueshëm dhe i përhershëm. Diskutime të frytshme dhe miqësore me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, sot, gjatë një dreke pune në rezidencën e tij”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Takimi i Krasniqit me Hovenier vjen në kohën e situatës së tensionuar në veri të Kosovës dhe kërkesës amerikane dhe evropiane për shtensionimin e situatës atje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komisionit qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti,…