Krasniqi viziton BIK-un, uron festën e Kurban Bajramit

09 korrik 2022 | 11:20

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Krasniqi ka uruar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve, e në veçanti familjeve të dëshmorëve, të martirëve dhe familjeve që nuk i kanë pranë më të dashurit për këtë festë të veçantë.

“Pa dyshim, në këtë ditë mendjen e kemi edhe tek udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ende po mbahen në Gjykatën Speciale. Shfrytëzojmë rastin që t’ua urojmë këtë festë nga larg, duke shpresuar që së shpejti t’i kemi pranë”, ka deklaruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Votimin e rezolutës dy ditë më parë në Parlamentin Evropian…