Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti. Gëzuar për shumë mot!

24 dhjetor 2023 | 09:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes.

Osmani thotë se Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, teksa zemrat dhe shtëpitë janë të mbushura me shpresë dhe optimizëm.

“Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë. Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje! Gëzuar për shumë mot”, thuhet në urimin e presidentes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1 mijë e 916 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24…