KRU ‘Prishtina’ njofton se për pak orë rikthehet furnizimi me ujë në Fushë Kosovë

26 janar 2021 | 15:02

“KRU Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e Fushë Kosovës se janë duke e bërë mbushjen e rezervarit në Shkabaj nga linja e Batllavës. Sipas kësaj kompanie, nevojitën edhe pak orë deri te mbushja optimale e rezervuarit, pastaj uji lëshohet. “Konsumatorë të nderuar të Fushë Kosovës, aktualisht jemi duke e bërë mbushjen e rezervuarit në Shkabaj nga linja e Batllavës. Nevojiten edhe pak orë deri te mbushja optimale e rezervuarit, pastaj uji lëshohet për objektet tuaja. Niveli i rezervuarit në Shkabaj që jemi duke e furnizu nga linja e Batllavës, do të na mundësojë që sot në orët e pasdites ta furnizojmë me ujë Fushë Kosovën aq sa na mundësojnë kushtet teknike dhe niveli në rezervuar. Në momentin që uji lëshohet, ju lusim që ta përdorni atë me kujdes të shtuar”, është thënë në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur tryezën…