KRU ‘Prishtina’: Qytetarët e Drenasit nesër nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm për 11 orë

01 dhjetor 2019 | 17:31

Gjatë ditës së nesërme, më 2 dhjetor, duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 19:30, gjithsej 11 orë, konsumatorët e Komunës së Drenasit nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, arsyeja e detyrimit të ndërprerjes së furnizimit me ujë është avaria në gypin furnizues të Ibër Lepencit deri në stacionin e pompave në Bivolak.

Kompania thotë se ekipet teknike të “Ibër Lepenc” do të merren me rastin më fjalë, sipas tyre, punimet do të kryhen në afat sa më të shpejtë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Interit e ka shfrytëzuar për mrekulli gabimin e…