Kryeministri Haradinaj viziton Shqipërinë, pritet nga presidenti Meta

11 janar 2018 | 12:25

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri, me ç’rast është pritur nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Haradinaj dhe presidenti Meta kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri.

Po ashtu, në takim është biseduar për mbështetjen e shtetit shqiptar dhënë Kosovës në proceset e ndryshme me rëndësi për vendin, me theks të veçantë anëtarësimin e Kosovës në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Limak/Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” gjatë vitit 2017 ka…