Kryeministri Kurti në Slloveni, në darkën e punës së kryeministrit slloven

27 gusht 2023 | 21:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023, ka marrë pjesë në darkën e punës të ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob.

Në fotot që janë publikuar në rrjetin social “X”, nga Qeveria e Sllovenisë, Kurti shihet krahas pjesëmarrësve tjerë.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023.

Kurti të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka qenë një paraqitje dinjitoze ajo e Luiza Gegës në…