Kryeministri shpall të enjten qeverinë e re, Basha bën ndryshime të mëdha në kryesinë e PD-së

29 gusht 2021 | 22:58

Selitë e dy partitë kryesore janë në ethet e garës se brendshme për një post të dëshiruar si në qeveri ashtu edhe parti.

Të enjten e 2 shtatorit socialistët thërrasin Asamblenë e partisë nga ku do zbulohet formacioni i ri qeveritar. Kryeministri Edi Rama pritet të zbulojë emrat e kabinetit te ri me të cilin do të drejtojnë qeverinë në mandatin e tij të 3.

E vetmja mungesë që pritet është ajo e zëvendës kryeministrit Erion Brace, i cili ka folur për një fund duke e lënë të paqartë pozicionin e tij politik në të ardhmen. Konfirmim për të vijuar rrugën krah Edi Rames në këtë mandat të ri qeverisës në radhët e të majtëve kanë vetëm dy emra: Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla dhe ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Ndërkohe në selinë blu ka rënë heshtja zgjedhore. Emra që ikin dhe vijnë nga Kryesia e re partisë pritet te mësohen pasditen e së hënës, kohë kur Këshilli ri Kombëtar pritet te zgjedhë ekipin e ri drejtues. Surpriza nuk pritet te kete për postin e Sekretarit te Përgjithshëm, i cili edhe për katër vitet e ardhshme opozitë pritet ti besohet Gazment Bardhit krahut te djathtë të Lulzim Bashës.

Gara me e fortë pritet të zhvillohet për postet e nënkryetarit, që me ndryshimet e fundit statutore tashmë janë bërë 4. Burime nga selia blu konfirmojnë për Top Channel, se mes kandidatëve pretendente janë Alfred Rushaj, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Grida Duma. Dy ish-zyrtarët e qeverisë Berisha krahas numrit dy të partisë projektohet te mbajnë njëkohësisht edhe dy poste te rëndësishme në parti.

Ish-zëvendës ministri i Financiave Alfred Rushaj është projektuar edhe për postin e kreut te grupit parlamentar, ndërsa ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj atë të nënkryetarit të Parlamentit duke spostuar pas 8 vitesh nga këto poste Edi Palokën dhe Edmond Spahon. Krahas drejtuesve te rinj të hënën do të kalojnë në votën e Këshillit Kombëtar edhe drejtuesi i ri i këtij forumi, i cili nuk do te jete me Bujar Nishani një ndër kritikët më të ashpër të Lulzmi Bashës, ashtu edhe edhe sekretariatet dhe drejtuesit e ri te departamenteve.

Top Channel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arti shqiptar në zi! Artisti i njohur Sherif Merdani është…