Kryesia e PS-ja vendos për presidentin e ri, zbulohet agjenda e mbledhjes

31 maj 2022 | 14:26

Kryesia e Partisë Socialiste (PS) do të mblidhet të premten në orën 17:00, ku ndër temat e tjera pritet të diskutohet edhe për presidentin e ri të Shqipërisë.

Pas dështimit të tri raundeve të para për mungesë të kandidaturave, tashmë pritet mbajtja e raundit të katërt për presidentin e ri, i cili mund të zgjidhet me 71 vota.

Në mbledhjen e Kryesisë së PS-së pritet të dalë të paktën një emër për kandidat për president. Ndërkohë, burime për “A2 CNN” kanë bërë me dije se të shtunën do të mbahet raundi i katërt ku do të zgjidhet edhe presidenti i ri.

Pas djegies së raundit të tretë, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se edhe pse mazhoranca tashmë i ka votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, PS-ja është e gatshme për dialog me opozitën. Megjithatë, deri sot nuk ka asnjë hap nga palët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë dëgjuar histori të ndryshme të dashurisë. Shumë sakrifica janë…