Kryetar i degës së PDK-së për regjionin e Hamburgut zgjedhet veprimtari dhe afaristi Isa Gashi

30 prill 2023 | 17:07

Sot është bërë zyrtarizimi i Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së pestë të PDK-së, për Gjermani e cila përfshinë Bremen, Niedersachsen – Schlewig, Holstein, Meclenburg, Vorpommem me seli në Hamburg.

Të pranishëm ishin kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica, i shoqëruar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, Eliza Hoxha e Hajdar Beqa.

“Në praninë e shumë veprimtarëve, intelektualëve e afaristëve të suksesshëm nga të gjitha regjionet e kësaj dege, kryetar u zgjodh veprimtari dhe afaristi i suksesshëm Isa Gashi dhe këshilli prej 10 anëtarëve”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kështu ka bërë të ditur Elmi Reçica përmes llogarisë së vet në “Facebook”:

Së bashku me nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Enver Hoxhaj, deputeten znj. Eliza Hoxha dhe deputetin z. Hajdar Beqa, ishim të nderuar të mernim pjesë në zyrtarizimin e Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së pestë të PDK-së, për Gjermani e cila përfshinë Bremen, Niedersachsen – Schlewig, Holstein, Meclenburg, Vorpommem me seli në Hamburg.

Në praninë e shumë veprimtarëve, intelektualëve e afaristëve të suksesshëm nga të gjitha regjionet e kësaj dege, kryetar u zgjodh veprimtari dhe afaristi i suksesshëm Isa Gashi dhe këshilli prej 10 anëtarëve.

Mosprania jonë si strukturë, për ta thënë të vërtetën rreth zhvillimeve në vend dhe për PDK-në, ka ndikuar që një pjesë e mërgatës sonë të fillojë të besojë në trillime, gënjeshtra dhe shpifje, efekti i të cilave është manifestuar në rezultatin zgjedhor të PDK-së në Gjermani dhe fuqizimin e një lëvizje politike e cila është dëshmuar me fakte dhe argumente si parti të cilës i mungon koherenca e shtetformimit. Prandaj, riorganizimi partiak i Partisë Demokratike të Kosovës në Gjermani është i rëndësishëm, i nevojshëm, dhe i domosdoshëm.

Vizioni ynë është që mërgata në vazhdimësi të jetë e informuar dhe e përgatitur që të veprojë së pari për të mirën e Kosovës, të mirën e vet dhe të PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për…