Kryetarë të tetë komunave të Shqipërisë vizituan Mitrovicën

19 janar 2018 | 18:35

Një delegacion prej tetë kryetarësh të komunave të tetë qyteteve të Shqipërisë, të gjithë nga radhët e Partisë Demokratike, të kryesuar nga kryetari i Komunës së Kukësit, Bashkim Shehu, kanë vizituar të premten Mitrovicën, me ç’rast janë pritur nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.

Pasi ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë vizitë, Bahtiri ka njoftuar kryetarët e Kukësit, Pogradecit, Lezhës, Përmetit, Kamzës, Burrelit, Matit dhe Selenicës me gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë.

Ai u ka thënë mysafirëve nga Shqipëria se falë përkushtimit e maturisë së qytetarëve, para së gjithash dhe angazhimit të drejtuesve të komunës që drejton, si dhe të faktorëve tjerë të sigurisë, gjendja në Mitrovicë, e cila kishte probleme dhe sfida të jashtëzakonshme që pas përfundimit të luftës, sot është e qetë dhe normale.

Po ashtu, edhe mysafirët nga Shqipëria i folën atij për gjendjen e komunave që ata i drejtojnë, duke u shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë dhe binjakëzohen me Komunën e Mitrovicës. Pas takimit ata shëtitën deri tek ura kryesore mbi lumin Ibër dhe nëpër sheshet e qendrës së qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Gjermani kanë bërë të ditur se stuhia e…