Kryetari i ‘Dardanëve’: Qeveria duhet ta mbështes sportin

27 mars 2020 | 18:45

Tash e 2 javë të gjitha aktivitetet sportive në vendin tonë janë pezulluar pas masave të marra nga Qeveria e Kosovës në parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Padyshim mbyllja e pothuaj të gjitha aktiviteteve e ka vështirësuar punën e bizneseve që gjithashtu janë detyruara të mbyllen në këtë kohë, gjë e cila ka shkaktuar telashe të mëdha edhe të klubet që pothuaj e kanë të pamundur t’i sigurojnë pagat për sportistët.

Kjo ka bërë që numri një i tifozëve “Dardanër”, Lulzim Berisha të kërkojë nga institucionet, Ministria e Financave dhe MKRS të ndërhyjnë dhe t’i ndihmojnë sportistët në këtë kohë krize.

“Ministria e Financave bashkë me MKRS duhet të harton një plan për mbështetje të sportistëve në këtë kohë të vështirë për të gjithë. Sporti në vitet e fundit është ambasadori më i mirë i Kosovës. Andaj mbështetni federatat, klubet, dhe të gjithë punëtorët sportiv”, ka shkruar Berisha.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia ka publikuar numrin e viktimave me koronavirus për 24…