Kryetari i Ferizajt ngushëllon familjen Haxhidema pas humbjes së vajzës

26 shkurt 2021 | 12:58

Ka ndërruar jetë njëra nga të lënduarat në shpërthimin e bombolës së gazit në restorantin në Ferizaj, 20-vjeçarja Fatime Haxhidema që ndodhi muajin e kaluar, më 5 janar.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka ngushëlluar familjen Haxhidema, duke theksuar se Ferizaj humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar.

“Me dhembje të thellë, sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetares sonë, Fatime Haxhidema, e cila ishte e lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restaurantet e Ferizajt dhe po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi. Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar”, është shprehur Aliu në telegramin ngushëllues.

“Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës”, thuhet në telegramin ngushëllues të kryetarit Aliu.

Ndërron jetë Fatime Haxhidema, njëra nga të plagosurat në shpërthimin në Ferizaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka bërë me dije…