Kryetari i FFK-së, Agim Ademi takohet me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini

05 korrik 2021 | 16:48

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi me bashkëpunëtorët e tij,  anëtarët e KE-së Ismail Ajeti, Agim Nura, si dhe trajnerin e Përfaqësues së Kosovës, Genc Hoxha, ishte për vizitë në Gjakovë me ç’rast u pritën nga kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini.

“Në këtë takim u diskutua për projekte të reja në fushën e sportit, të cilat kryetari Gjini i ka paraparë për t’i realizuar e ku Federata e Futbollit të Kosovës do të jetë bashkëpunëtore. Kryetari Ademi iu gëzua investimit në futboll në këtë komunë, planeve për investim në ndërtimin e stadiumit, fushave stërvitore etj. Këto projekte pritet të fillojnë të realizohen së shpejti”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër pushues ka humbur jetën në plazhin e Velipojës.…