Kryetari i Prishtinës e dekoron Metën me ‘Çelësin e Kryeqytetit’

22 korrik 2022 | 16:03

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar Komunën e Prishtinës, me ç’rast është pritur nga kryetari i kësaj komune, Përparim Rama.

Ky i fundit e ka dekoruar Metën me “Çelësin e Kryeqytetit”.

Duke e uruar Ramën për detyrën e re si kryetari i kryeqytetit, Meta e ka falënderuar për dekorimin si qytetar nderi.

“Jam i lumtur që  mesazhi është që të gjithë të rinjtë të formohet në shkolla më të mira dhe na intereson dhe mezi pres të shikojë rezultate të këtij vizioni. Nuk është e thjeshtë dhe e lehtë dhe do merrmi vendime më të mirë për komunitetin e Prishtinës dhe ta keni një kryeqytet kulturor”, ka thënë Meta.

Ndërsa Përparim Rama, e ka ftuar Metën të vjen më shpesh në Prishtinë.

“Ne kemi pasur dëshirë me ju nderuar dhe me ju falënderuar për çdo gjë që keni bërë për popullin e Kosovës. Ju pres tash e tutje, jo vetëm si vizitor por edhe si qytetar nderi”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriqi i ka kompletuar…