Kryetari i Skenderajt përkrah peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës

17 janar 2019 | 15:59

Në Komunën e Mitrovicës ka qëndruar të enjten kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me ç’rast është pritur nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri.

Përmes kësaj vizite kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka ofruar përkrahjen e tij të plotë lidhur me peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës, i cili të mërkurën është dorëzuar tek Kuvendi i Kosovës, me shpresën që të marrë mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që qyteti i Mitrovicës të jetë i bashkuar një herë e përgjithmonë.

Jashari ka thënë se nisma e kryetarit Bahtiri dhe e qytetarëve mitrovicas për inicimin e peticionit është legjitime dhe e drejtë e tyre për të kërkuar bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka falënderuar homologun e tij nga komuna e Skenderajt, Bekim Jasharin, për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, që vullneti i qytetarëve të Mitrovicës por edhe i gjithë qytetarëve të Kosovës të bëhet tashmë realitet.

“Qytetarët me nënshkrimin e këtij peticioni presin nga kryetari i Kuvendit të Kosovës që të fillojnë sa më parë  me procedurat e parapara ligjore për realizimin e kërkesës së tyre për bashkim të Mitrovicës”, ka thënë kryetari Bahtiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”, është…