Kryetari i Suharekës paralajmëron gjoba për ndotësit e ambientit

11 korrik 15:18

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se në ditët e ardhshme do të nisin me shqiptimin e gjobave për të gjitha ata që ndotin ambientin në këtë komunë.

Muharremaj ka kërkuar nga qytetarët që mos të hedhin mbeturina në vendet ku është e ndaluar.

“Sot sërish po pastrohet rruga nga Suhareka në drejtim të Carralevës. Kërkoj me sinqeritetin më të madh, sidomos nga ata që udhëtojnë në këtë destinacion, të mos hudhin mbeturina. Ambientin duhet ta ruajmë dhe në këtë proces të vedijësimit duhet të bashkëpunojmë edhe me ju. Në ditët në vijim do të pasojnë edhe gjobat për këdo që e dëmton ambientin”, ka thënë Muharremaj.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Malishevës vazhdon të jetë një prej vendeve më…