Kryetari Kuçi viziton vendpunishtën e projketit rrugor Junik-Gjeravicë

09 prill 2020 | 18:17

Projekti rrugor me interes nacional Junik-Gjaravic, ku pas finalizimit të këtij projekti pritet që turizmi malor dhe turistët të shijojnë bukuritë e bjeshkëve më të bukura që i ka Kosova e rajoni.

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi me bashkëpuntor sot, ka vizituar vendpunishtën për të parë nga afër zhvillimin e projektit rrugor me interes nacional asfaltimin e rrugës Junik-Gjeravicë.

Pavarësisht situatës në të cilën gjindemi duke respektuar masat mbrojtëse, po vazhdojn punimet në rrugën strategjike komunale dhe me interes nacional, rrugën Junik-Gjeravicë-Lloti I, rrugë strategjike me interes nacional për zhvillimin e turizmit dhe me ndikim direkt në zhvillim të qëndrueshmëm ekonomik për qytetarët e Junikut.

Asfaltimi i rrugës Junik-Gjeranicë është parakusht për zhvillimin e hovshëm të turizmit, indikator në zhvillim ekonomik dhe krijim të kushteve për investime në bjeshkët e Junikut.

Projekti strategjik rruga Junik-Gjeravicë financohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndue Ukaj Dëshpërimi s’ ka shtëpi por banon kudo ku…