Kryetarja e Speciales e cakton veten në panelin që do merret me ankesën e Veselit për paraburgimin

07 korrik 2022 | 16:27

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka dërguar ankesë në Gjykatën Supreme të Hagës në lidhje me mbajtjen në paraburgim të klientit të tij.

Për këtë, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar edhe veten si kryesuese të panelit që do të merret me këtë ankesë.

Veç saj, Ekaterina Trendafilova ka caktuar edhe gjyqtarët Kristinë va nden Vijngart dhe Mihael Bolander.

Ben Emmerson ishte ankuar se mbajtja e Veselit në paraburgim është alarmante për Gjykatën Speciale.

Dokumentin e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku, i është ndaluar…