Kualifikohen Suedia dhe Meksika

27 qershor 2018 | 18:03

Suedia i ka mbajtur leksion Meksikës në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, duke e mposhtur me rezultat 3-0.

Falë kësaj fitore suedezët kualifikohet si të parët në grup me gjashtë pikë, kurse e dyta përfundon Meksika, e cila gjithashtu ka 6 pikë të grumbulluara.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi 0-0, kurse në pjesën e dytë Suedia i shënoi tre golat e fitores. Ludwig Augustinsson, Andreas Granqvist nga penalltia dhe Edson Alvarez me autogol ishin shënuesit e kësaj ndeshje. Ndërsa e treta në këtë grup ka përfunduar Koreja dhe e fundit Gjermania.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ardhur befasia më e madhe në këtë Botëror, pasi…