Vjen befasia e madhe në këtë Botëror, eliminohet Gjermania

27 qershor 2018 | 17:58

Ka ardhur befasia më e madhe në këtë Botëror, pasi është eliminuar kampionia aktuale e botës, Gjermania.

Koreja e Jugut ka tejkaluar të gjitha parashikimet duke e mposhtur Gjermaninë, me rezultat 2-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Të dyja golat koreanët i shënuan në kohën shtesë nëpërmjet Young-Gwon Kim dhe Heung-Min Son.

Pavarësisht kësaj fitore Koreja eliminohet ashtu sikurse edhe Gjermania.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) do ta mbajë seancë…