Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme

27 qershor 2018 | 17:54

Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) do ta mbajë seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të bëhet shqyrtimi në lexim të parë Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Pas kësaj seance e cila do të fillojë në orën 10:00, do të mbahet vazhdimi i seancës i datës 6, 8 dhe 14 qershorit.

Po ashtu pritet që të mbahet vazhdimi i seancës së 14 dhe 19 qershorit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Rusia janë pajtuar…