Kuka mundet në çerekfinale, vazhdon në repesazh

18 shkurt 2024 | 11:39

Loriana Kuka është ndalur në fazën çerekfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja kosovare u mund në çerekfinale nga gjermania, Anna Monta Olek në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Paraprakisht, Kuka kishte shënuar dy fitore radhazi. Megjithatë, Loriana ka ende shanse të fitojë medaljen e bronztë në këtë garë.

Ajo do të garojë në repesazh, ku fillimisht do të ndeshet me ukrainasen, Yelyzaveta Lytvynenkon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë nëna e shtatë veteranëve të UÇK-së, Kumrie…