Kuka, trajneri i vitit 2019

27 shkurt 2020 | 22:08

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, është zgjedhur trajner i vitit nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

KOK-u është duke mbajtur shpalljen e laureatëve më të miri të vitit 2019. Në këtë ceremoni sportive, përveç sportistëve të shumtë, po marrin pjesë edhe njerëz të politikës përfshirë edhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, e zëvendës-kryeministrin e tanishëm, Haki Abazin. Pjesë e kësaj ceremoni është edhe njeriu i parë i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, presidenti Vizer.

Tekniku Kuka për të katërtën herë rrëmben çmimin për trajnerin më të mirë në vendin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni ka komentuar zhvillimet…