Kuka: Xhudo me të ardhme të ndritur

11 shkurt 2018 | 12:54

Driton Kuka përkundër angazhimeve me xhudistëve elitarë në Grand Slamin e Parisit nën vëzhgim i ka edhe xhudistët e rinj.

Ai i është gëzuar suksesit të xhudistes Erza Muminoviq, e cila në Kupën e Evropës për kadet mori medaljen e argjendtë në Follonica të Italisë, sukses ky që sipas Kukës i hap rrugën asaj për Lojërat Olimpike për të rinj që do të mbahen sivjet në Argjentinë.

“Përderisa Parisi po frymon shqip me medaljet e fituara nga Akili e Disi, edhe Erza Muminoviq dhe ekipi ynë në Kupën Evropiane për kadet po prezantohen me sukses. Erza e argjendtë, medalja e parë zyrtare për Erzën, ndihmës trajneri Fatosi në krye të detyrës në Follonica të Italisë”, ka shkruar Kukan në “Facebook”.

Kuka më tutje ka shkruar se, “medaljeve në Paris Erza i dha shije edhe më të ëmbël. Gjeneratat e reja po dëshmojnë që xhudo ka të ardhme të ndritur. Erza me këtë medalje shënon pikë të rëndësishme drejt kualifikimit për Lojërat Olimpike për të rinj që mbahen në Buenos Aires sivjet”.
Në Grand Slamin e Parisit xhudisti Akil Gjakova mori medaljen e artë, kurse Distria Krasniqi medaljen e bronztë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i PSG-së, Angel Di Maria ka konfirmuar se ishte…