Kumanovë: Shpërthen bombola e gazit, vdesin tre fëmijë dhe lëndohen gjashtë persona të tjerë

23 shkurt 2020 | 13:44

Një bombol gazi ka shpërthyer këtë mëngjes në një shtëpi në fshatin Rramanli të Kumanovës, duke shkaktuar më pas një zjarr të madh dhe si pasojë ka lënë 3 të vdekur dhe 6 të plagosur.

Sipas informacioneve fillestare nga MPB-ja, tre persona kanë vdekur në vend dhe gjashtë të tjerë kanë përfunduan me lëndime të rënda.

Ata janë transferuar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të seriozitetit të plagëve do të dërgohen në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

Bëhet i ditur identiteti i tre personave që mbetën të vdekur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një bombole gazi në fshatin Rramanli të Kumanovës. Inicialet e viktimave janë S.B 11 vjeç, F.S 8 vjeç dhe S.S 9 vjeç.

“Alsat” ka mësuar se katër persona kanë mbërritur në Qendrën Urgjente Kirurgjikale, pas lëndimeve që kanë marrë nga shpërthimi i bombolës që ndodhi sot në Rramanli. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, ka shpjeguar drejtor i Qendrës Urgjente Kirurgjikale, Arben Lleshi.

“Në Qendrën Urgjente Kirurgjikale sot rreth orës 11:00, kanë mbërritur katër të lënduar dhe atë si pasojë e djegies. Nga të katër të lënduarit, dy prej tyre tashmë janë hospitalizuar pranë njësisë për mjekim intensiv pranë Klinikës për traumatologji, ortopedi anestezion. Ndërsa dy të tjerët që janë më lehtë të lënduar, janë hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Dy të të lënduarit që janë në njësinë për mjekim intensiv janë me djegie mbi 90 për qind të sipërfaqes trupore që për fat të keq është inkomoatibile me jetën dhe njëri prej tyre tashmë është në aparat për frymëmarrje artificiale”, ka deklaruar Lleshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim MURIQI Koha ka ecur përpara dhe Vetëvendosja tashmë është…