Kupa e Botës 2026, në 3 shtete dhe me 48 skuadra

13 qershor 2018 | 15:05

FIFA ka përcaktuar edhe organizatorët e Botërorit të vitit 2026. Si kurë më parë, eventi më i rëndësishëm i globit do të zhvillohet në 3 shtete, SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Kongresi vjetori i FIFA-s, u mbajt sot, një ditë para fillimit të Kupës së Botës në Rusi, ku mbi 200 federata kombëtare votuan në Moskë dhe zgjodhën që Botërori i vitit 2026 të zhvillohej në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Ky do të jetë Botërori i parë që do të zhvillohet me formulë të re, pra me 48 skuadra pjesëmarrëse. Tre shtetet, SHBA, Meksika dhe Kanadaja mposhtën kandidaturën e Marokut. 134 me 64 ishte rezultati i votimit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe  Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, gjatë…