Kupa e Kosovës vazhdon edhe sot: Këto janë pesë ndeshjet e radhës

02 dhjetor 2021 | 10:04

Ndeshjet e fazës së 1/16 së finales në Kupën e Kosovës në futboll vazhdojnë edhe sot (e enjte).

Në program për ditën e sotme janë vetëm pesë duele, krahas të mërkurës që ishin 11-të.

Drita, nënkampionia në fuqi e Kosovës do të ketë punë të lehtë “në letër” me skuadrën e Drenasit në Gjilan.

Ekipi tjetër i Superligës së Kosovës në futboll, Dukagjini do ta vizitojë Prizrenin për t’u ndeshur me Lirinë.

Në kryeqytet, Flamurtari është nikoqir i Ferizajt, ndërsa Vitia e Trepça udhëtojnë te Arbëria, respektivisht KEK-u.

Këto janë ndeshjet e plota:

Drita – Drenasi

Liria – Dukagjini

Arbëria – Vitia

KEK-u – Trepça

Flamurtari – Ferizaj (fusha në Bërnicë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naim Abazi është këngëtar dhe autor këngësh mjaftë të njohura…