Kupa e Mbretit sjell ‘El Clasico’-n 

02 mars 2023 | 10:35

Sonte (e enjte) zhvillohet “El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit. Kjo ndeshje zhvillohet në “Santiago Bernabeu” nga ora 21:00.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur i lumtur se skuadra e tij është ende në garë në të gjitha frontet, ani pse Barcelona është ende larg në ligë. Strategu italian është optimist se skuadra e tij mund të fitojë të gjithë trofetë.

“Deri më tani kemi dy pikë më pak në ligë se vitin e kaluar, por nuk kishim arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit dhe kishim humbur ndeshjen e parë të raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve. Jemi aty ku e meritojmë dhe tani vjen pjesa më e bukur, momenti më i rëndësishëm i sezonit. Mendoj se mund të fitojmë ende, por unë nuk jam magjistar”, ka thënë Ancelotti.

Në anën tjetër para “El Clasico”-s foli edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili tha se Reali është favorit në këtë ndeshje.

“Është një mundësi e shkëlqyer për të fituar një titull. Ne e dimë se Reali është rival i vështirë, por qëllimi ynë është të fitojmë. Mendoj se gjithçka do të vendoset pas kthimit në ‘Camp Nou’. Reali vazhdon të jetë favorit. Është kampion në fuqi në Spanjë dhe në Evropë. Ne shkojmë në Bernabeu me entuziazëm dhe dëshirë. Gjithmonë më motivon të shkoj në Bernabeu. Ne duam të përpiqemi të jemi protagonistë në Real Madrid”, ka thënë Xavi.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjysmë milioni euro (497,398 euro) pritet të kushtojnë zgjedhjet e…