Kurti: 1 shtatori do të jetë ditë normale

16 gusht 2022 | 14:23

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se 1 shtatori do të jetë një ditë normale.

Ai është përgjigjur kështu gjatë intervistës për BBC-në në gjuhën serbe, e botuar të martën, kur u pyet për datën kur pritet të nisë reciprociteti për lëshimin e dokumenteve për hyrje dalje për shtetasit serbë.

Kurti tha se pas 1 shtatorit, ose do të ketë lëshim të dokumenteve siç bën Serbia me shtetasit e Kosovës, ose të dyja vendet do t’i heqin këto dokumente të përkohshme.

Vendimi për lëshimin e këtyre dokumenteve që zëvendëson letërnjoftimin është shtyrë për një muaj, me kërkesë të ndërkombëtarëve.

“I kam thënë (presidentit serb, Aleksandar Vuçiq v.j.) pranoji dokumentet, më tha jo se kështu e pranoj pavarësinë e Kosovës. Edhe pse kjo nuk është e vërtetë, pasi edhe Rumania, Sllovakia, Qipro nuk e njohin pavarësinë, por dokumentet e Kosovës, po”, tha Kurti.

Ai ka folur edhe për targat që Serbia i lëshon në emër të qyteteve të Kosovës. Për këtë, Qeveria ka dhënë afat prej dy muajsh për t’i ndërruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i njohur kosovar, Besa nga Peja po kalon momentet…