Kurti dhe Osmani nisen për Amerikë

25 korrik 2022 | 09:09

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Uashington D.C.

Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, Osmani dhe Kurti kanë udhëtuar për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Uashington, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim Krasniqi Libri me poezi “Lule mes ndërtimesh të egra”…