Kurti dhe Osmani takohen sot me Abdixhikun

19 mars 2021 | 11:19

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, do të presin në takim kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, për t’u konsultuar për formimin e institucioneve, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Takimi pritet të zhvillohet në ora 14:30 në ndërtesën e Kuvendit.

Kurti dhe Osmani gjatë kësaj jave janë takuar me të gjithë liderët e partive politike, ku kanë diskutuar rreth formimit të institucioneve.

Fituesit e zgjedhjeve kanë marrë mbështetje nga disa parti të komuniteteve jo shumicë, por jo edhe nga PDK-ja dhe AAK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Alternativës Demokratike, ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka…