Kurti dhe Uashingtoni janë në dy planete të ndryshme

22 qershor 2023 | 08:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se nga Roma, nesër do të udhëtojë për në Bruksel, duke konfrimuar pjesëmarrjen e tij në takimin e nivelit të lartë të dialogut të thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell. Megjithatë, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se takimi Kurti – Vuçiq nuk pritet të ndodhë këtë javë.

E nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demoratike, Enver Hoxhaj, tha se nëse Escobari nuk e di që Kurti mund të udhëtojë për në Bruksel, tregon se kryeministri dhe Uashingtoni janë në dy planete të ndryshme.

“Vetëm pjesa e konfirmimit dhe moskonfirmimit të takimit tregon sesa ka koordinim, pra se çfarë po ndodhë në Bruksel. Mendoj se kjo është pika më e ulët e çdo situate që e kemi pasur brenda dhe jashtë”, tha Hoxhaj.
Ai tutje u shpreh se shkuarja e Kurtit në Bruksel pa koordinim me Amerikën pa e pranuar planin 3-pikësh: De-eskalim, zgjedhje, rikthim në dialog, por, marrja vetëm me tre policët e kidnapuar tregon se edhe dialogu nuk është i njëti. Nuk zgjvillohet në mes dy shteteve, dialogu që zhvillohet në Bruksel e ka një emër dhe ai është “Menaxhim i krizës”. /RTV 21

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, është…