Kurti i gëzohet deklaratës së zyrtares së lartë të BE-së për liberalizimin e vizave

01 korrik 2022 | 10:34

Kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur deklaratën e Komisionit Evropian, përkatësisht të Ylva Johansson, komisionare e BE- së për çështje të brendshme, sipas së cilës, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim të vizave.

“E vlerësoj shumë rikonfirmimin e komisonares se ne kemi përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim”, ka shkruar kryeministri Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.

Kryeministri ka deklaruar se rikonfirmimi i konisionares është se Kosova ka përmbushur kriteret edhe në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

“Pres që të punoj me ju për ta bërë liberalizimin e vizave realitet për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Deklarimi i Kurtit vjen pas takimit që komisonarja Johanssen pati me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka qëndruar në Bruksel, për të parë situatën sa i përket liberalizimit të vizave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka…