Lushtaku për Hekuran Muratin: Po e dëshmojnë që janë kundër UÇK-së

01 korrik 2022 | 10:25

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra vite më parë nga ministri i Financave, Hekuran Murati kundër veteranëve të UÇK-së.

Sipas Lushtakut, deklarata të tilla dëshmojnë se pushteti është kundër UÇK-së.

Në një prononcim për “Ekonomia Online”, deputeti i PDK-së, ka thënë se deklaratat e tilla tregojnë sjelljen e mazhorancës ndaj kësaj kategorie, të cilët kanë mbetur edhe pa përkrahje.

“Kjo tregon më së shumti si i shohin ata veteranët e luftës dhe çfarë vullneti politik kanë për t’i zgjidhur kërkesat dhe sfidat që përballen çdo veteranë i luftës. T’i fyesh vlerat e luftës dhe veteranë e luftës e ke fyer vetveten si qenie njerëzore dhe shqiptarët ku dihet që ata sakrifikuan jetën e tyre për të sjellë këtë liri. Dhe t’i fyej ata tregon për iniciativat që kanë ata për t’i nënvlerësuar veteranet e luftës sot kur ata e kanë pushtetin”.

“Me çdo hap çdo veprim po tregojnë që janë kundër kësaj teze anti-UÇK dhe në këtë drejtim po mundohet të mënjanojnë çdo mbështetje që kanë qenë me ligj të përcaktuara për UÇK-në, por as mbështetjen më të vogël nuk e kanë nga shteti”, ka thënë Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…