Kurti: Kënaqësi e veçantë kur kupën botërore e fiton në shtëpinë tënde

18 korrik 2022 | 13:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ndoqi finalen e meshkujve të Kupës Botërore të Hendbollit Universitar, në të cilën djelmoshat e Kosovës u shpallën kampion.

Ndeshja finale u luajt ndërmjet Kosovës dhe Koresë së Jugut. Kurti ka shkruar në profilin e vet “Facebook” se fituam 33:30.

“Kënaqësi e veçantë atëherë kur kupën botërore e fiton në shtëpinë tënde. Shumë urime të gjithë sportistëve dhe studentëve të Kosovës. Pas palestrës 1 tetori në Prishtinë, u ktheva në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në atmosferën fantastike të cilën e ka sjell në kryeqytet aktiviteti ndërkombëtar 3×3 Challenger Prishtina. Në një ndeshje tejet të barabartë, në vazhdime ekipi i Antwerpit të Belgjikës e mundi 18:17 atë të Friburg-ut të Zvicrës. Të dyja këto aktivitete janë mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Turizmi sportiv është politikë e veçantë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes së cilës po e vendosim Kosovën në hartën e shteteve që organizojnë ngjarje ndërkombëtare, gjersa iu ofrojmë të rinjëve tonë mundësinë që të ndjekin këto aktivitete nga afër”, ka shkruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të…