Kurti: Këtë vit do të përfundojnë rrugët Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Dollc-Gjakovë e Drenas-Skenderaj

24 janar 2024 | 15:43

“Në mbledhjen e fundit të vitit 2023 prezantuam arritjet kryesore të 12 muajshit të kaluar, ndërkaq sot, pra në njërën nga mbledhjet e para të këtij viti, më lejoni që në emër të juve dhe para qytetarëve tanë të paraqes një përmbledhje të prioriteteve që i kemi vendosur vetes për 2024-tën”, kështu ka deklaruar kryeministri Kurti në këtë mbledhje të parën për vitin 2024.

Ndër pikat kryesore të rendit të ditës ka qenë edhe pika sa i përket infrastrukturës rrugore. Kryeministri ka bërë të ditur se gjatë këtij viti shumë projekte rrugore do të përfundojnë ndërsa poashtu ka njoftuar se edhe shumë tjera do të fillojnë.

“Sa i përket  infrastrukturës rrugore, vitin 2024 do të jetë vit i përfundimit të disa projekteve të vjetra dhe fillimi i disa të reja. Autostrada Prishtinë-Gjilan dhe rrugët Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Dollc-Gjakovë, e Drenas-Skenderaj pritet të finalizohen sivjet. Paralelisht, do të fillojë puna në  autostradën Bresalc-Dheu i Bardh, në rrugën Kijevë-Zahaq, në rrugën nga autostrada “Ibrahim Rugova” deri te hyrja në tunelin e rrugës Prizren-Tetovë, dhe në rrugën Drenas-Kroni i Mbretit. Kurse sa i përket infrastrukturës hekurudhore, këtë vit pritet që të bëhet hartimi i projekteve kryesore të linjave hekurudhore Prishtinë-Pejë dhe Klinë-Prizren, si dhe përfundimi i studimit të fizibilitetit dhe projektit ideor të linjës hekurudhore Prishtinë-Durrës. Ndërkaq, sot pasdite, së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimin Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu do të marrim pjesë në ceremoninë zyrtare pas hapjes së korridoreve ajrore me Republikën e Shqipërisë, prioritet do ta kemi për të dhe ministrinë e tij, që këtë vit të jetë edhe hapja e korridoreve ajrore edhe me Malin e Zi”, ka thënë ndër tjera kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Volejbollit e Kosovës kërkoi nga Konfederata Evropiane e…