Kurti: Kujtimi për Limon Isufin është i paharrueshëm

14 tetor 2019 | 17:22

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, ka thënë kujtimi për të ndjerin Limon Isufi është i paharrueshëm ndërkaq kontributi i tij i paçmueshëm.

Ai ka treguar se baca Limon ka marrë pjesë në çdo protestë të Vetëvendosjes.

Kurti ka thënë se  atë gjithnjë do ta mbajnë në mendje me nderime dhe në zemër me mall.

“Ka protesta të Vetëvendosjes në të cilat unë nuk kam marrë pjesë. Mirëpo, nuk ka protestë të Lëvizjes sonë në të cilën nuk ka marrë pjesë anëtari ynë më i moshuar, 94 vjeçari, Limon Isufi. Baca Limon ka ndërruar jetë dje dhe sot varroset në Gjilan. Kujtimi për të është i paharrueshëm ndërkaq kontributi i tij i paçmueshëm. Limon Isufi është babai i komandantit të Zonës Operative të UÇK-së për Karadakun, ish-ministrit e ish-deputetit, z. Ahmet Isufi. Gjithnjë do ta mbajmë në mendje me nderime dhe në zemër me mall”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Prodhuesve ka reaguar ndaj helmimit të rreth 26…