Kurti mbledh Qeverinë, diskutojnë për të burgosurit danezë dhe Fondin Sovran

07 qershor 2023 | 08:50

Sot në ora 11:00 do të mbahet mbledhja e 145-të e Qeverisë së Kosovës.

Albin Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij do të shqyrtojnë në këtë mbledhje 21 pika të rendit të ditës.

Qeveria e Kosovës sot do të shqyrtojë Projektligjin për Ratifkimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Po ashtu, në këtë mbledhje do të shqyrtohet projektligji për Fondin Sovran.

Kabineti qeveritar nesër do të shqyrtojë edhe propozim vendimin përfundimtar për shpronësim për interes public të pronave të palujtshme të cilat preken nga realizimi I Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësorë për eksploatim të thëngjilli për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të KEK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës gjatë vitit 2022 i…