Kurti merr mbështetje nga delegacioni i Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe KE

14 shkurt 2023 | 12:58

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur një delegacion të Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Shqipërisë.

Ky delegacion ishte i kryesuar nga kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku, e i përbërë nga deputetë të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi.

Në takim është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën integrimit evropian dhe politikës së jashtme dhe për nevojën e përhershme për bashkërendim dhe koordinim, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Gjithashtu, ata  kanë dhënë mbështetjen e tyre të plotë për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian (BE), të dorëzuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe në Këshillin e Evropës (KE), të dorëzuar në maj të vitit 2022.

Tabaku në emër të delegacionit e ka uruar kryeministrin Kurti për përvjetorin e 15-të të pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti i ka falënderuar deputetët për vizitën, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për gatishmërinë për të bërë edhe më shumë në shërbim të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se tetëmijë njerëz janë nxjerrë të gjallë nga…