Kurti, ministrave: Karriget i kemi, por më shumë do të rrimë në këmbë

04 shkurt 2020 | 18:41

Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar për mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar.

Ai ka thënë se pas ceremonisë zyrtare dhe dorëzim-pranimit të detyrës së kryeministrit, është takuar me ministrat e rinj.

“Bashkë me ta dhe secilin person që punon në institucionet e Republikës sonë do të bëjmë më të mirën e mundshme për të arritur zhvillim e shtetndërtim për vendin, punë e drejtësi për qytetarët. Karriget i kemi, por jam i bindur se më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin”, ka shkruar Kurti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gentrit Kadrolli Kemi dëgjuar shpeshherë që e gjithë ajo çfarë…