Kurti: Ndërrimi i pushtetit në veri nuk bëhet me dhunë por vetëm me zgjedhje të jashtëzakonshme

05 korrik 2023 | 10:54

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se në takimin e djeshëm me Përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak kanë diskutuar dy tema, për de-esaklim dhe normalizim e situarës veri.

Kurti ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mënyrë sesi të bëhet ndërrimi i pushtetit.

Sa i përket normalizimit, kryeministri e ka vënë theksin në zbatim të marrëveshjes.

“Në takimin e djeshëm që kemi pasur kemi diskutuar për de-esakilimin edhe normalizimin. Sa i përket de-eskalimit i kam siguruar se Qeveria e Kosovës kurrsesi nuk kontribuon në eskalim asnjëherë. I kam siguruar se policët e Kosovës që janë në ndërtesa të komunave nuk janë duke zhvilluar operacione. Ndërrimi i pushtetit nuk mund të bëhet me dhunë por vetëm me zgjedhje të jashtëzakonshme. Ligji për vetëqeverisje lokale e përcakton me peticion. Me këtë rast institucionet do t’i respektojnë. Kemi nevojë për zbatim të marrëveshjes dhe për këtë kemi marrëveshje. Takimi i djeshëm për bindjen time ka qenë pozitiv, më atë bindje ka dalë edhe Lajçaku”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot në…