Kurti: Ne nuk i inkurajojmë tubimet

13 maj 2020 | 17:51

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se qeveria që ai udhëheq nuk inkurajon tubimet e grumbullimet e qytetarëve, një ditë pasi anëtarë të grupit “meKryeministrin” bënë “prova” për protesta duke respektuar masat e distancimit social për shkak të pandemisë.

Në konferencën për media pas mbledhjes për 100-ditëshin e Qeverisë, Kurti ka thënë se e kuptojnë nevojën për të protestuar.

“Ne nuk inkurajojmë tubimet e grumbullimet. Kërkojmë të respektohen të gjitha masat e Ministrisë së Shëndetësisë e udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë. E kuptojmë nevojën për të protestuar, e pranojmë si të drejtë esenciale e njerëzore për të protestuar dhe në këtë aspekt është e jona që vazhdimisht të bëjmë thirrje që qytetarët të jenë aktivë duke respektuar patjetër këto masat e distancës fizike të higjienës personale dhe të orarit prej 180 minutave në ditë që i është alokuar secilit qytetar”, ka deklaruar ai. (A. M / Epoka e re).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk …