Kurti, opozitës: Nuk do të përgjigjem në pyetjet parlamentare pasi s’po i votoni marrëveshjet ndërkombëtare

06 tetor 2023 | 12:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar t’iu përgjigjet deputetëve të opozitës në pyetjet parlamentare gjatë seancës së sotme të kuvendit.

Kurti ka thënë se për shkak se deputetët e opozitës s’po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, të gjithë ata që i bëjnë pyetjet parlamentare nuk do ta kenë përgjigjen e tij.

“Duhet të jemi kolegë të të njëjtit shtet, e jemi të njëjtit shtet nëse bëhet fjalë për mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesit publik dhe shtetëror. Nuk ka pasur kryeministër në Kosovën e pavarur që është përgjigjur më shpesh dhe më me përpikëri pyetjeve parlamentare”.

“Nga 377 marrëveshje ndërkombëtare që unë kur isha opozitë kanë kaluar këtu, vetëm tri prej tyre nuk janë votuar. 374 janë votuar. Rrjedhimisht, atëherë kur jeni deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, vetëm atëherë unë do të përgjigjem në pyetjen parlamentare sepse sigurohem që bëhet fjalë për Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Kurti, duke shtuar se nuk mund të bëhen pyetje parlamentare dhe “ta dëmtosh shtetin në masën e përgjithshme prej 360 milionë euro nga marrëveshjet ndërkombëtare”

“Prandaj, me keqardhje unë nuk mund të përgjigjem në pyetjet parlamentare që nuk vijnë nga ky parlament”,  ka thënë Kurti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, deklaroi sot se…