Kurti para nisjes për ShBA i bëri konak në kryeministri politikanit zviceran anti-NATO

10 maj 2022 | 15:09

Vetëm pak orë para se të udhëtonte drejt ShBA-së, kryeministri Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, politikanin zviceran, socialdemokratin Fabian Molina.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Fabian Molina, me një kërkim të thjeshtë në “Twitter”, përmes cicërimave të tij dallohet si një politikan që “e urren” aleancën euro-atlantike NATO.

Sa herë i është dhënë mundësia ai ka kërkuar shpërbërjen e NATO-s, distancimin e Zvicrës nga kjo aleancë, dhe “ka nxjerr vrerë” në përgjithësi ndaj aleancave perëndimore dhe partnerëve të ShBA-së, shkruan “Reporteri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës do t’i mbështes me 500 euro nënat…