Kurti për krizën energjetike: Po e bëjmë më të mirën e mundshme

01 shtator 2022 | 13:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim për media në Gjakovë pas përurimit të Abetares së përbashkët, është pyetur edhe për krizën energjetike në Kosovë dhe reduktimet e rrymës që po ndodhin.

Ai ka thënë se situata është e vështirë dhe po bëjnë më të mirën e mundshme.

“Termocentrali Kosova A i ka tri njësi, që janë 60 vjet të tjetra, Kosova B dy njësi që janë 40 vjet të vjetra. Riparimet e nevojshme, prishjet e paparashikueshme po e zvogëlojnë gjenerimin, rrisin importin dhe po na shtojnë reduktimet. Çmimet e energjisë në bursë kanë shkuar deri në 1000 euro për megavat orë. Ka qenë e paimagjinueshme vitin e kaluar kjo situatë që po ndodh tash. Brengoseshim vitin e kaluar kur çmimet shkuan në 500 euro për megavat orë. Ende pa ardhur dimri kemi raste kur çmimet në bursë ndërkombëtare kanë arritur në 1000 euro. Situata është shumë e rëndë. Por po e bëjmë më të mirën e mundshme. Jam i bindur se do t’ia dalim. Por, nuk na çojnë askund grevat, bojkotet e mospuna”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur kallëzim…