Kurti: Qeveria s’ka premtuar mrekulli, por korrektësi e përgjegjësi – po e mbajmë fjalën

28 dhjetor 2023 | 16:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu dhe kryeshefin ekzekutiv të KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu kanë marr pjesë në përurimin e fillimit të punëve për rregullimi e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë-Kosovës.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se si qeveri nuk kanë premtuar mrekulli, por korrektësi dhe përgjegjësi, duke shtuar se janë duke e mbajtur fjalën.

“Ne si qeveri nuk kemi premtuar mrekulli. Kemi premtuar korrektësi dhe përgjegjësi”.

“…qeveria po e mbanë fjalën. Sot do ta hedhim gurthemelin e projektit në vlerë 2.8 milionë euro që do të sjellë ujë të pijshëm rreth 10 mijë banorëve të kësaj ane. I kemi dy lagje në Fushë-Kosovë dhe gjithashtu fshatrat Bardh i Madh dhe Sllatinë e Madhe”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e para të së enjtes është djegur bredhi…