Kurti se përjashton mundësinë e një koalicioni me PDK-në: Është herët të flasim

09 prill 2020 | 23:18

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk e ka mohuar se do të ketë një koalicion në të ardhmen me Partinë Demokratike të Kosovës.

Në “RTV21”, Kurti i pyetur për një deklaratë të Glauk Konjufcës, ka thënë se nuk do të shkojë tani aq larg sa Konjufca, por e ka lënë të hapur mundësinë e koalicionit me PDK-në, duke thënë se është herët të flitet për këtë gjë.

Ai ka deklaruar se Vetëvendosje nuk do të bëjë si në të kaluarën, ku është pozicionuar se do të bëjë koalicion vetëm me këtë parti politike, saktësisht me LDK-në. “Po krijohen kushte për një demokraci, në të cilën kredibiliteti i njerëzve po bëhet më i rëndësishme sesa nga vjen ai. Nuk do të doja të shkojë tani atje ku ka shkuar Glauku, por është herët të flasim tani. Kësaj radhe ne nuk mundemi të themi se do të bëjmë koalicion vetëm me këtë parti politike, siç ka ndodhur në të kaluarën. Mirëpo, mua më ka bërë optimist dyfishimi i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ftuar në një lidhje Skype me Fan Zone në…